Sulmi ndaj policisë në veri, dalin detaje të reja

Aktuale

Sulmi ndaj policisë në veri, dalin detaje të reja

Më: 17 prill 2022 Në ora: 11:53
Foto ilustrim

Njësite të Policisë së Kosovës kanë qenë cak i sulmeve për pesë ditë rresht në veri të vendit.

Sulmi i fundit ishte dje në vendin e quajtur Sharpej në Jarinje. Në raportin e policisë thuhet se deri sa njësia e policisë kufitare ka qenë duke vëzhguar, janë dëgjuar dy shpërthime.

“Në këtë rast nuk ka pasur të lënduar si dhe as dëme materiale. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore”.

“Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe është iniciuar rasti. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë .

Policia është sulmuar së fundmi me granatë dore,  AK 47 si dhe janë vendosur si pengesa në rrugë; iriqët metalikë.

Edhe ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla përmes një konference për media bëri me dije se policët në veri po sulmohen.

Sveçla i quajti sulmet akt terrorist dhe shtoi se vendi është i gatshëm të përballet me çfarëdolloj skenari të Serbisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat