Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani, i ka reaguar deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës Ganimete Musliu, të cilën e akuzon se po fton shqiptarët të mos e financojnë ushtrinë e Kosovës.
Zogiani ka thënë se me thirrjen e saj, deputetja e PDK-së në të vërtetë po i nxit njerëzit të financojnë Fondin e Sigurisë, përcjell Bota sot.
“Kur Ganimete Musliu fton shqiptarët t'mos e financojnë Ushtrinë e Kosovës, në të vërtetë e di se ajo po nxitë njerëzit ta financojnë FSK-në. Sepse Ganja e di që shumica bëjnë të kundërten e asaj që iu thotë PDK!
E di Ganja, prandaj e bën!”, ka shkruar zyrtari i VV-së, në një postim në Facebook.
Musliu e PDK-së, ka mbajtur një fjalim para diasporës në Gjermani, ku ka thënë se ata janë duke u mashtruar nga Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti./Botasot