Deputeti i VV-së, Artan Abrashi ka thënë se Kosova po forcohet çdo ditë, si ushtarakisht ashtu edhe ekonomikisht.
Sipas tij, çdo ditë po shtohet vullneti dhe përkushtimi i Qeverisë për ta bërë vendin edhe më të mirë dhe më të fortë.
Postimi në Facebook:
Republika e Kosovës çdo ditë po forcohet. Po forcohet ekonomikisht dhe ushtarakisht. Po forcohen ushtria jonë, policia dhe mekanizmat e tjerë të sigurisë. Fatmirësisht, çdo ditë po shtohet vullneti dhe përkushtimi i Qeverisë tonë për ta bërë këtë vend edhe më të mirë edhe më të fortë. Ngadalë por sigurt, me mbështetjen e miqve, po e marim fatin tonë në duart tona.
Armiqtë e jashtëm dhe kundërshtarët e brendshëm do të dështojnë në përpjekjet e tyre për të na ndaluar. Këtyre që ju pengon suksesi dhe të arriturat tona, do të dëshpërohen edhe më shumë. Kemi besimin e palëkundur se Kosova do të bëhet vend si duhet.
Vetëm përpara!