Deputeti, Haxhi Avdyli përmes një shkrimi në Facebook ka reaguar në lidhje me ngjarjet e fundit ditore në vendin tonë.
Ai i ka reaguar, Brnabiq, Vulinit dhe Ganimete Musliut, të cilët sipas tij po kanë frikë nga rritja e buxhetit të ushtrisë duke përmendur Javelin dhe NLAW nga Britania, përcjell “Bota sot”.
Avdyli përmend vendosëmrinë e Zelensky-t që nuk do të jep asnjë pëllëmb toke të Ukrainës duke kujtuar që dikur në Kosovë kanë negociuar për shkëmbim territoresh.
Fatmirësisht koha dhe njerzit kanë ndërruar, e Kosova është në duar të sigurta, shton tutje deputeti.
Postimi i plotë
Nga ngjarjet e ditës.
1.Brnabiq, Vulin dhe ndoshta edhe Ganja tmerrohen që aeroplani madh ushtarak ateron në Prishtinë. Kanë frikë që po rritet buxheti për ushtrinë e që nga Britania na erdhën Javelin dhe NLAW. Sa keq për ta e sa mirë për Kosovën.
2.ZELENSKI i vendosur të mos negocioj për paqe me Rusinë me asnje pëllëmb toke Ukrainase. E dikur këtu në kohë paqe negociohej nga disa liderë të shantazhuar për shkëmbim territoresh e, falje të komunave të Rankoviqit.
Fatmirësisht koha dhe njerzit kanë ndërruar, e Kosova është në duar të sigurta.
Ushtria po forcohet, Kosova po tregon çdo ditë e më shumë se është serioze e respekton veten, e kontribuon për paqen. Kosova po ecë përpara me liderë të drejtë e të pashantazhueshëm.