Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në total numri i rasteve aktive me Covid-19 në Kosovë është 481.
Dje janë regjistruar 23 raste të reja me Covid-19, dhe janë dhënë 77 doza të vaksinës kundër Covid-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.824.555 doza të vaksinës.Deri më sot 821.432 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Ndërsa janë dhënë 100.902 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19.
Dje janë shëruar 26 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.242.