Osmani, kritika BE-së për dialogun

Aktuale

Osmani, kritika BE-së për dialogun

Më: 18 prill 2022 Në ora: 13:00
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kritikuar rolin e Bashkimit Evropian karshi dialogut Kosovë Serbi.

Në një deklaratë  ajo ka kërkuar që Brukseli të respektojë  parimin e barazisë së palëve.

“Është përshtypja ime si presidente e Republikës që BE akoma nuk ka folur me gjuhë të qartë sa i përket moszbatimit të marrëveshjeve nga ana e Serbisë. Serbia në praktikë vazhdon të bëjë të kundërtën e asaj që e ka nënshkruar, por BE-ja akoma nuk ka bërë thirrje publike në raport me Serbinë, ku ata janë prezent në dialog, por e shfrytëzojnë prezencën si obstruksion, pra e bllokojnë çdo marrëveshje”.

Ka përmendur kritikat e vazhdueshme të BE-së karshi Kosovës. E sheh të rëndësishëm rolin e SHBA-së në arritjen e marrëveshjes finale Kosovë Serbi. I gjithë procesi i dialogut sipas saj do të jetë i fokusuar në njohjen reciproke.

Takimi i fundit në kuadër të dialogut në Bruksel ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuciç ka ndodhur në Korrik të vitit të kaluar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat