Situata e tenisonuar mes Kosovës dhe Serbisë po vazhdon dita ditës edhe më shumë.
Armatimi që po bënë Serbia po arrin të provokoj Kosovën që mund të përgatisë një sulm ndaj vendit tonë.
Serbai së fundmi është armatosur nga Kina duke ngjallur kështu reagime të mëdha, mirëpo nëse një sulm të tillë janë duke përgatitur Serbia, e kanë mohuar.
Në lidhje me këto kërcënime në një bashkëbisedim me “Bota sot”, ka folur deputeti nga radhët e LVV, Enver Dugolli.
Ai u shpreh se këto kërcënime të Serbisë duhet të merren seriozisht pasi e njejta nuk ka hequr dorë nga mentaliteti i Millosheviqit.
Sipas tij, Serbia nuk ka ndryshuar dhe se ajo po forcohet.
“Gara e Serbisë për armatim, ku herë blen e herë merr donacione nga Rusia e Bjellorusia e nga Kina, nuk është sinjal i mirë për Ballkanin e sidomos për Kosovën. Bota duhet ta kuptoj që Serbia vazhdon të jetoj me mentalitetin e së kaluarës dhe me luftërat qe zhvilloj Millosheviqi. Bilës, presidenti i Serbisë Vuçiqi kur fliste për të (Millosheviqin), thoshte që e meta e tij është që nuk arriti t’i mbaronte projeksionet e tij... Pra Serbia nuk ka ndryshuar, ajo vetëm sa po forcohet”, u shpreh Dugolli për “Bota sot”.