Sami Lushtaku i del në mbrojtje Ganimete Musliut, thotë se po nxitet dhunë ndaj saj

Aktuale

Sami Lushtaku i del në mbrojtje Ganimete Musliut, thotë se po nxitet dhunë ndaj saj

Nga: A.M Më: 18 prill 2022 Në ora: 23:16
Ganimete Musliu

Pas kritikav për qëndrimin e saj për ‘fondin e sigurisë, ish-deputeti i PDK-së, Sami Lushtaku i ka dal në mbrojtje deputetes Ganimete Musliu.

Ai në një postim në Facebook tha se se linqimet dhe fyerjet ndaj Musliut janë të papranueshme.

“Shprehja e mendimit të lirë të deputetes Musliu në lidhje me çështje të ndryshme, përfshirë edhe qendrimin e saj për "fondin e sigurisë", është qëndrim i saj politik për çka duhet të respektohet si i tillë dhe kurrsesi të fillojë një fushatë denigruese ndaj figurës së deputetes Musliu apo kujtdo qoftë që mendon ndryshe”, deklaroi Lushtaku, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Linqimet dhe fyerjet e ditëve të fundit, nga eksponentë të pushtetit por dhe panelistë në debate televizive, me qëllim të nxitjes së dhunës dhe urrejtjes ndaj deputetes Ganimete Musliu, janë të papranueshme.

Shprehja e mendimit të lirë të deputetes Musliu në lidhje me çështje të ndryshme, përfshirë edhe qendrimin e saj për "fondin e sigurisë", është qëndrim i saj politik për çka duhet të respektohet si i tillë dhe kurrsesi të fillojë një fushatë denigruese ndaj figurës së deputetes Musliu apo kujtdo qoftë që mendon ndryshe!

SL

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat