Tetë persona humbën jetën në vendin e punës për tre muaj

Aktuale

Tetë persona humbën jetën në vendin e punës për tre muaj

Më: 19 prill 2022 Në ora: 08:43
Foto ilustrim

Numri i lëndimeve e vdekjeve në vend të punës është rritur. Vetëm në tre muajt e parë të këtij viti kanë vdekur tetë persona, e në krahasim me vitet e tjera numri i viktimave është i madh.

Sipas kryetarit të Sindikatës të Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi nëse gjendja vazhdon kështu, këtë vit do të kemi më shumë këso rastesh.

Sipas tij, shkak i kësaj janë puntorët e pakualifikuar e mungesa e mjeteve.

“Fatkeqësisht ky vit në bazë të shifrave që kemi, është viti me më së shumti raste të vdekjeve për një periudhë kaq të shkurtë dhe po themi që sivjet, fatkeqësisht, shpresoj që nuk do të dal kjo që them do të kemi raste enorme të vdekjeve”, thotë Azemi.

Rastet e vdekjeve të punëtorëve në vendet e punës rëndom regjistrohen në raportet 24 orëshe të Policisë së Kosovës.

Ndër të tjera, ai shtoi se në krahasim me vendet tjera, numri vdekjeve në Kosovë është katërfish më i madh.

Vetëm gjatë javës së kaluar kanë nodhur tri vdekje në vendin e punës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat