Tahiri: I kemi 40 nënshkrime për formimin e Komisionit Hetimor, të hyjë në rend dite

Aktuale

Tahiri: I kemi 40 nënshkrime për formimin e Komisionit Hetimor, të hyjë në rend dite

Më: 19 prill 2022 Në ora: 10:50
Kuvendi i Kosovës

Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, ka njoftuar se kanë kanë arritur t’i mbledhin 40 nënshkrime për formimin e Komisionit Hetimor.

Fillimisht Tahiri ka kërkuar të hyjë në rend dite formimi i këtij Komisioni, e më pastaj të vazhdojë me marrëveshjet.

“Meqenëse jemi në fillim të seancës si grup i PDK dhe për komisionin hetimor kemi propozuar komisionin hetimor që është përkrahur nga 40 deputetë.

Ne e kemi diskutuar edhe në seancën e kaluar dhe përmes këtij mocioni kërkojmë nga grupet parlamentare ta përkrahin formimin e këtij komisioni dhe kërkojmë të futet në rend dite dhe pastaj votojmë për marrëveshjet”, tha Tahiri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat