Drejtori i Institutit EPIK Demush Shasha, ka thënë se deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës Ganimete Musliu, ka ngritur një pyetje që në thelb qëndron, kur ka folur për Fondin e Sigurisë.
Shasha ka thënë se edhe opozita e sotme është në të drejtën e saj të ngre pikëpyetje për mënyrën e qeverisjes së pushtetit të Lëvizjes Vetëvendosje, përcjell Bota sot.
Ai ka pyetur nëse votuesit e 14 shkurtit hodhën votën, duke pasur në mendje Fondin e Sigurisë.
Reagimi i Shashës në Facebook:
VV ka qenë plotësisht në të drejtën e saj për të ngritur pikëpyetje për mënyrën e qeverisjes nga ana e ish-pushteti. Rrjedhimisht, edhe opozita e sotme është në të drejtën e saj të bënë të njëjtën gjë për pushtetin e sotëm.
Ganimete Musliu ka ngritur një pyetje që në thelb plotësisht qëndron. Kush me 14 shkurt ka votuar tu pas në mendje Fondin e Sigurisë? Nëse kemi nevojë për fond, kemi nevojë për fond i cili do të mbështes të rinjtë tonë më të talentuar, apo të mbështes të sëmurët të cilin të vetmin shpëtim kanë shërimin jashtë vendit.