Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në një konferencë për media tha se shprehen të shqetësuar se qeveria po vazhdon me mbajt të bllokuar gazjellesin Shkup – Prishtinë.
Ai tha se kryeministri po e bllokon jo vetëm një gazjellës, por po e bllokon një projekt amerikan dhe me këtë vendim të tij po i rrezikon marrëdhëniet me partnerët strategjikë të Kosovës.
Haradinaj u shpreh se refuzimi i një projekti strategjik amerikan e bjen më afër Rusinë dhe Serbinë.
“Jemi të shqetësuar se qeveria po vazhdon me mbajt të bllokuar gazjellesin Shkup – Prishtinë, një projekt ky amerikan, përderisa e tërë Evropa po kalon nga gazi rus në atë të lëngshëm amerikan, veçanarisht pas takimit të presidentit Biden me presidentin e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Ne jemi të shqetësuar se përse kryeministri po e bllokon jo vetëm një gazjellës, por po e bllokon një projekt amerikan dhe me këtë vendim të tij po i rrezikon marrëdhëniet me partnerët strategjikë të Kosovës, nuk e dimë a është i vetëdijshëm kryeministri se me këto vendime ai po e rrezikon sigurinë e vendit”.
“Refuzimi i një projekti strategjik amerikan e bjen më afër Rusinë dhe Serbinë, prandaj edhe kërkesa për rikthimin urgjent të gazsjellësit është e një rëndësie jetike për Kosovën dhe nuk është thjeshtë punë gazi dhe e disa gypave”, u shpreh Haradinaj.