Kërkohet përshpejtim i anëtarsimit të Kosovës në NATO

Aktuale

Kërkohet përshpejtim i anëtarsimit të Kosovës në NATO

Nga: M.H. Më: 19 prill 2022 Në ora: 14:57
Foto ilustrim

Kosova kërkon të jetë pjesë e NATO-s nisur nga situata delikate e sigurisë pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Autoritetet drejtuese të Kosovës bënë thirrje që Kosova të pranohet në NATO, duke e cilësuar këtë si një domosdoshmëri, sidomos pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se “anëtarësimi i Kosovës në institucionet euro-atlantike është më i domosdoshëm se kurrë”.

Në lidhje me anëtarsimin sa më të shpejt të Kosovës në NATO ka folur deputeti nga radhët e LVV, Enver Dugolli, i cili në bised me “Bota sot”, u shpreh se Kosova duhet të jetë pjesë e NATO-s, sa më shpejtë.

Anëtarësimi ynë në NATO, me siguri që është destinacioni ynë i vetëm, mirëpo duhet të punojmë fort në atë drejtim që t’i përmbushim të gjitha kushtet dhe kriteret e kërkuara, shtoi tutje deputeti.

Kosova, së bashku me aleatët tanë duhet të punojë më intensitet të shtuar me shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën, e që janë pjesë e NATO-s, dhe të vazhdojë me investimet e qëndrueshme në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë. Anëtarësimi ynë në Kartën e Adriatikut dhe në programin e NATO-s në Partneritet për Paqe, është hapi i parë dhe i mundshëm, tani për tani. Anëtarësimi ynë në NATO, me siguri që është destinacioni ynë i vetëm, mirëpo duhet të punojmë fort në atë drejtim që t’i përmbushim të gjitha kushtet dhe kriteret e kërkuara. Një përshpejtim i këtij procesi gjithsesi që është i nevojshëm dhe i mirëseardhur”, tha Dugolli për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat