Deputetja dhe aktorja Adriana Matoshi ka marrë vëmendje me veshjen me të cilën është paraqitur sot në seancën e Kuvendit të Kosovës.
Ajo u paraqit në seancë e veshur me një duks dhe patika.
Një fotografi me këtë veshje, ajo e ka postuar edhe në llogarinë e saj në Instagram. Mënjeherë pas kësaj, kanë filluar reagimet.
Ka qenë vetë Matoshi, ajo e cila ka publikuar mesazhin që ka marrë nga një grua, e cila e fyen rëndë deputeten.
“Ku je nis kështu oj lop, se na bane hor, beso që marre që je deputete e Lëvizjes Vetëvendosje. Femër budall. Marre marre. Phuuuuuu”, i ka shkruar ajo deputetes.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/April/19/auto_071650373787.jpg)