Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka pritur sot në takim Gjeneralin, Wesley Clark, me të cilin përveç temave në kontinuitet kanë biseduar edhe për zhvillimet në kontekstin e ri gjeopolitik në ndikimin në mjedisin e sigurisë në rajon.
Mehaj ka thënë se këshillat e Gjeneralit Clark janë tejet të rëndësishme.
“Këshillat e Gjeneral Clark jane tejet të rëndësishme në rrugëtimin tonë drejtë realizimit të synimeve tona strategjike. Sot pata kënaqësinë të pres në takim Heroin tonë , Gjeneralin Wesley Clark, me të cilin, përveç temave në kontinuitet, diskutuam edhe për zhvillimet në kontekstin e ri gjeopolitik dhe ndikimin në mjedisin e sigurisë në rajonin tonë”, ka shkruar Mehaj.
Tutje Mehaj ka theksuar se Gjenerali Clark mbetet udhërrëfyesi më i qartë në procesin e zhvillimit dhe realizimit të synimeve strategjike.
“Gjeneral Clark, përveç personalitetit të tij madhështor në mendjet dhe zemrat tona, mbetet udhërrëfyesi ynë më i qartë në procesin e zhvillimit dhe realizimit të synimeve tona strategjike”, ka shkruar ai.
Mehaj ka shprehur falënderim e mirënjohje për Gjeneralin Clark.
“Falënderim dhe mirënjohje e përjetshme Heroi ynë, Gjeneral Clark”, ka shkruar Mehaj në Facebook.