Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lidhjes Demokratike, Valentina Bunjaku Rexhepi ka quajtuar të turpshme, fyese, mosmirënjohëse të ndahet luftëtarët dhe heronjët në UҪK a në FARK.
Ajo shkruan në Facebook se falë sakrificës së tyre me diplomacinë e Presidentit historik, Ibrahim Rugova, kemi lirinë e sotme.
Postimi i plotë:
Është e turpshme, fyese, mosmirënjohëse, të ndash ish-luftëtarët dhe heronjtë, në UÇK a FARK, kur dihet se falë sakrificës së tyre, në përkrahje nga Perëndimi demokratik me diplomacinë e mençur veçmas të Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugovës, e kemi lirinë e sotme./Bota sot