Me thirrjet për cilësi në arsim, njohuri, mirëqenie e barazi, është mbajtur sot marshi me moton, “S’po shkohet n ‘shkollë”, i organizuar nga Këshilli i Nxënësve të Kosovës (KNK). Nxënësit kanë shprehur pakënaqësitë e tyre, duke kërkuar zbatim të ligjit dhe që të marrin parasysh kërkesat e tyre.
Altin Azemi, nxënës i shkollës mesme, ka thënë për KosovaPress që sipas tij askush nuk i merr parasysh të drejtat e nxënësve, dhe nëse sërish nuk gjejnë zgjidhje ai ka theksuar që do të dalin edhe në forma të tjera përveç protestës që t’i kërkojnë të drejtat e tyre, pasi që arsimi është duke shkuar drejt shkatërrimit.
Azemi: Arsimi është drejtë shkatërrimit
“Jemi dalë këtu të protestojmë për të drejtat tona që nuk po i merr parasysh askush, ankesat tona që i kemi me vite. Si shkolla, si DKA-ja, askush nuk i merr parasysh kërkesat tona. Arsimi është duke shkuar poshtë e më poshtë...0:42 Ne sërish duhet me dalë (ne protesta), ndoshta në forma të tjera që do t’i kërkojmë të drejtat tona, sepse arsimi është drejt shkatërrimit”, theksoi ai.
Përfaqësuesi i Këshillit të Nxënësve të Kosovës (KNK), Denis Krasniqi ka thënë që në vend të jenë në shkollë tani, janë në shesh për të treguar që nuk po shkohet në shkollë, pasi që shkolla nuk po ju ofron mundësitë që ju takojnë.
Ai ka shtuar që të drejtat e nxënësve po shkelen nga udhëheqësit dhe mësimdhënësit. Ndërsa ka thënë që nëse ankohen, atëherë mësimdhënësit hakmerren me fuqinë e notës.
Krasniqi: S’po shkohet në shkollë sepse kur ne ankohemi, na kërcënojnë me fuqinë e notës
“S’po shkohet ne shkollë sepse shkolla injoron të drejtat tona. Te drejtat tona si nxënës po shkelen dhe abuzohet nga udhëheqësit dhe mësimdhënësit...18:25 Kur ne duam të flasim duhet ta ngrehim dorën, ndërsa kur ne kërkojmë respektimin e te drejtave tona, na fyejnë, godasin, e ngacmojnë. S’po shkohet në shkollë sepse kur ne ankohemi, na kërcënojnë me fuqinë e notës dhe na kërcënojnë me humbje të vitit”, vijoi Krasniqi.
Madje ai ka thënë që librat janë të vjetra dhe diskriminojnë gratë e kategoritë e tjera të margjinalizuara.
Krasniqi: Librat diskrimojnë gratë dhe kategoritë e tjera
“Ato libra që janë kanë gabime, janë të vjetra. Librat diskriminojnë gratë dhe kategoritë e tjera të margjinalizuara...22:42 Në shkollë e kemi frikën e ngacmimit seksual nga ai/ajo që janë 34% e mësimdhënësve tonë”, tha ai.
Nxënësit kanë marshuar nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te Teatri Kombëtar./