Daçiq: Kosova do të ishte shumë moti shtet i kompletuar, pa marrëveshjen e Brukselit

Aktuale

Daçiq: Kosova do të ishte shumë moti shtet i kompletuar, pa marrëveshjen e Brukselit

Më: 19 prill 2022 Në ora: 17:38
Ivica Daçiq

Kreu i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka folur për marrëveshjen e parë në mes të Kosovës dhe Serbisë të arritur në Bruksel në vitin 2013, e cila mban edhe firmën e tij dhe të ish-kryeministrit Hashim Thaçi. Sipas Daçiqit, në rast se s’do të arrihej një marrëveshje e tillë atëherë “Kosova do të ishte një shtet i kompletuar dhe i njohur”.

Kështu ka dekalruar Daçiq për agjencinë serbe të lajmeve “tanjug”, duke thënë se marrëveshja e Brukselit ishte maksimumi i mundshëm për t’ua rritur në atë kohë.

Tutje ish-kryeministri i Serbisë ka thënë se Serbia aktualisht dëshiron shumë më shumë të drejta për popullin serb që jeton në Kosovë.

“Nëse atëherë nuk do të kishim marrëveshjen e Brukselit, jam i sigurt se Kosova do të kishte kohë që ishte kompletuar si shtet i njohur ndërkombëtarisht dhe pyetja e madhe do të ishte  se a do të kishte fare serb atje”, ka thënë Daçiq.

Daçiq ka folur edhe për atë se sa palët i kanë përmbushur marrëveshjet që dalin nga negociatat e Brukselit. Ai ka përmendur çështjen e Asociacionit, duke thënë se tashmë Asociacioni s’është punë e Prishtinës por e ndërmjetësuesve, që sipas Daçiqit e kanë për detyrë t’i bëjn presion Prishtinës për themelimin e tij.

Ish-shefi i diplomacisë serbe ka thënë se vetëm kur Prishtina të themelojë Asociacionin, atëherë mund të diskutohen të gjitha çështjet e tjera.

“Ata kanë një mënyrë për ta detyruar Prishtinën që t’i përmbahet asaj që është nënshkruar dhe ne duam të shohim rezultatin. Pas kësaj mund të diskutojmë të gjitha çështjet e tjera të hapura dhe ne jemi të gatshëm për këtë, pasi kemi qenë gjithmonë konstruktivë kur është fjala për dialogun”, ka thënë Daçiq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat