Ish kryeminitsri dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka përkujtuar heroin Sali Çeku në 23 vjetorin e rënies.
Në një postim në Facebook Hoti ka shkruar se heroi Sali Çeku ishte bashkëpunëtor i Presidentit historik, Ibrahim Rugova, veprimtar i LDK-së, si dhe intelektual e patrioti i shquar i kombit tonë.
Ai ka theksuar se me këto veprime Sali Çeku do të mbetet një nga figurat kryesore në historinë tonë.
Postimi i plotë:
Në pranverën e njëzetë e tre viteve më parë, Sali Çekaj ra heroikisht në betejën e Koshares. Heroi Sali Çekaj, ishte bashkëpunëtor i Presidentit historik, Ibrahim Rugova, veprimtar i LDK-së, si dhe intelektual e patrioti i shquar i kombit tonë.
Sali Çekaj, krejt jetën ia kushtoi atdheut!
Dija, pena dhe trimëria ishin virtytet që e karakterizonin Salih Çekajn, ndaj dhe me këto virtyte mbetet një nga figurat kryesore në historinë tonë.
Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së Heroit të Kosovës, Sali Çekaj!
Zoti e bekoftë betejën e lavdishme të Koshares!
Zoti i bekoftë të rënët për liri!