Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, përmes një postimi në faxebook ka kritikuar partitë opozitare, të cilat gjatë seancës së sotme kanë lëshuar seancën e Kuvendit.
Sipas Dugollit, PDK, LDK dhe AAK bashëk më Listen serbe ia humben Kosovës mbi 100 milionë euro.
“Mbi 100 milionë euro që do t’i përfitonim prej 4 marrëveshjeve ndërkombëtare mbetën pa u votuar në seancën e sotme të Kuvendit shkaku që PDK, LDK, AAK, dhe Lista Srpska lëshuan sallën”, ka shkruar Dugolli, teksa ka postuar edhe marrëveshjet të cilat nuk u votuan gjatë seancës së sotme të Kuvendit.