Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, ka thënë se Kosova duhet të dërgojë kërkesë zyrtare në Kiev që të hapin një zyrë përfaqësuese diplomatike në Ukrainë.
Selimi përmes një cicërime në Twitter tha se mund ta përdorin modelin e zyrës së Kosovës në Greqi, ku edhe pse nuk na njohin zyrtarisht, marrëdhëniet dy palëshe diplomatike janë të shkëlqyera.
“Kosova duhet të dërgojë kërkesë zyrtare në Kiev për të hapur një zyrë përfaqësuese diplomatike në #Ukrainë . Mund të përdorim të njëjtin model të zyrës sonë në Greqi.
Është një vend që nuk na njeh zyrtarisht, por ne kemi marrëdhënie dypalëshe të shkëlqyera diplomatike”, tha Selimi.
Kosovo should send official request to Kyiv to open a diplomatic representative office in #Ukraine. We can use the same model of our office in Greece. It’s a country which doesn’t formally recognize us but we have excellent diplomatic bilateral relations. 🇽🇰 🇺🇦 🇬🇷 #SupportUkraine pic.twitter.com/NZ7D8k8xVG
— Petrit Selimi (@Petrit) April 19, 2022