Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje duke komentuar raportin e Freedom House për vitin 2021, Mefail Bajqinovci, thotë se në këtë raport përmenden edhe emrat e ish liderëve të lartë politikë, Hashim Thaҫi dhe Ramush Haradinaj.
Sipas tij, në këtë raport thuhet:
“Figurat kryesore politike në Kosovë, përfshirë ish presidentin Thaçi dhe ish kryeministrin Haradinaj, kanë lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin e nivelit të lartë, që luan rol të rëndësishëm në politikë dhe ka ndikim në vendosjen e liderëve kryesorë”
Postimi i plotë:
Ndër të tjera në raportin e Freedom House 2021:
“Figurat kryesore politike në Kosovë, përfshirë ish presidentin Thaçi dhe ish kryeministrin Haradinaj, kanë lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin e nivelit të lartë, që luan rol të rëndësishëm në politikë dhe ka ndikim në vendosjen e liderëve kryesorë”
Ndërkaq, në një shkallë vlerësimi nga 1 deri në 7 pikë, ku 1 është shkalla më e ulët e demokracisë, sipas raportit të sivjetmë Kosova shënoi një përparim nga 3,14 pikë sa kishte në raportin paraprak, në 3.25.