Gjatë ditës së djeshme u raportua se do të lëshohej në funksion vegëza (linku) ku punëtorëve të sektorit privat dhe studentëve do t’iu mundësohet aplikimi për të përfituar mbështetje prej 100 eurosh bazuar në vendimin e qeverisë.
Por, kjo nuk ndodhi gjatë ditës së marte.
Media ka kontaktuar me Qeverinë e Kosovës.
Zëdhënësi Përparim Kryeziu tha se janë drejt finalizimit të platformës.
Kryeziu theksoi se njoftimi do të bëhet me kohë.
“Jemi afër finalizimit të platformës për aplikim për shtesat e punëtorëve të sektorit privat. Shumë shpejt do të dalim me njoftimin dhe udhëzimet mbi procesin e aplikimit. Ndërkaq jemi duke punuar në plaformën për shtesat për studentë. Edhe për këtë do të ju njoftojmë me kohë”, tha ai për klanin.
Po ashtu edhe zëdhënësi i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve Muharrem Shahini, tha se shpejt do të dalin me një njoftim.
Shahini tha se janë duke punuar ende në këtë drejtim.