Analisti i çështjeve politike Shkëlzen Gashi, ka reaguar pas lajmit se Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka nënshkruar marrëveshje me kolegjin privat UBT.
Gashi ka thënë se kjo marrëveshje me kolegjin privat, e jo me Universitetin e Prishtinës, siç kishte proklamuar Vetëvendosje, është shkelje e premtimeve nga ky subjekt politik, përcjell Bota sot.
Sipas tij, ky është një test për kryeministrin Albin Kurti.
Reagimi i Gashit në Facebook:
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, paska nënshkruar sot një marrëveshje me kolegjin privat UBT.
Pra, jo me UP-në, ashtu siç ka proklamuar LVV për pothuajse një dekadë, por me një kolegj privat, nga i cili, për më keq, Ministri Aliu edhe merr pagë.
Kjo është shkelje e premtimeve të LVV-së për mbështetje të institucioneve publike të arsimit të lartë dhe konflikt i pastër i interesit.
Por, kjo është edhe test për Kryeministrin Albin Kurti.