Shala: Nuk marrim pjesë në votimin

Aktuale

Shala: Nuk marrim pjesë në votimin

Më: 20 prill 2022 Në ora: 15:20
Deputeti i PDK-së, Ferat Shala

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka thënë se ata do të marrin pjesë ne seanca të Kuvendit por që kur do të vjen momenti te procesi i votimit ata nuk do të votojnë.

Kështu është deklaruar Shala.

‘’Tash për tash kemi vendim që të marrim pjesë në seanca por në momentin e votimit ne nuk do të marrim pjesë’’ ka thënë Shala

Shala thotë se ky qëndrim do të vazhdojë deri në formimin e Komisionit Hetimor.

‘’Ky qëndrim do të vazhdojë deri në momentin e themelimit të Komisionit Hetimor, deri në momentin kur do të plotësohen kërkesat e opozitës’’, ka thënë Shala.

Ai ka treguar edhe për kërkesat e opozitës.

‘’Kërkesa jonë kryesore është themelimi i këtij komisioni, opozita është e bashkuar lidhur më këtë çështje’’ ka thënë Shala.

Ai thotë që pozita po lufton që të mos votohet ky komision se parimisht e dijnë fajin, i dijnë gabimet me të cilat e kanë dëmtuar vendin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat