Hyseni: Mënyra se si Kurti po e bën dialogun shkon tërësisht në favor të Serbisë

Aktuale

Hyseni: Mënyra se si Kurti po e bën dialogun shkon tërësisht në favor të Serbisë

Më: 20 prill 2022 Në ora: 15:42
Skënder Hyseni

Nuk është aspak e rëndësishme arritja e një marrëveshje për targat me Serbinë.

Ish-Koordinatori Nacional për Dialog, Skender Hyseni, ka deklaruar kështu për klanin duke theksuar se Qeveria e Kosovës po vazhdon me gabime strategjike në dialog me Serbinë.

Sipas tij, mënyra se si kryeministri Albin Kurti po e zhvillon dialogun i shkon në favor Serbisë.

“Nuk është aspak e rëndësishme një “marrëveshje” për targat me Serbinë, u arrit, s’u arrit. Nuk ka asnjë vlerë, apo relevancë. Qeveria e Kosovës po vazhdon me gabime strategjike në dialog me Serbinë”.

“Dhe, mënyra si e bën dialogun Kurti shkon tërësisht në favor të Serbisë, e cila e do ruajtjen e status-quos në raportet Kosovë-Serbi, duke bërë lojëra të tipit: “Hajde po improvizojmë diçka?”, tha ai.

Tutje Hyseni ka thënë që e vetmja çështje që duhet të bisedohet me Serbinë është njohja e ndërsjellë, e jo diçka tjetër.

“Vetëm kështu zgjidhen dhe bëhen të zbatueshme të gjitha çështjet tjera të natyrës teknike midis dy vendeve”, u shpreh ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat