Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, është deklaruar rreth idesë së tërheqjes së një shume të caktuar nga trusti.
Mustafa ka deklaruar se tërheqja e mjeteve nga trusti mund të ndikojë në rrezikimin e standardit të jetës për qytetarët, kur këta të fundit s’do të kenë alternativë të dytë.
“Trusti është investim individual për të ardhmen – për pleqërinë. Njerëzit sot kursejnë nga konsumi i tyre për të rezervuar mjete për pleqëri. Për kohën kur nuk kanë burime tjera të jetesës. Nëse ato mjete tërhiqen sot, njerëzve u rrezikohet standardi kur nuk do të kenë alternativë tjetër dhe burime tjera”, tha ai.
Mirëpo, ish-kreu i LDK-së ka shtuar se një gjë e tillë mund të bëhet vetëm nëse Qeveria garanton rimbursim të mjeteve që tërhiqen
“Prandaj kjo mund të bëhet, vetëm nëse qeveria garanton rimbursimin e mjeteve që tërhiqen. Ndryshe e shoh gabim të pariparueshëm”, shtoi ai.