Aktivisti i shoqërisë civile Rron Gjinovci, i ka reaguar ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu, i cili sot ka nënshkruar marrëveshje me kolegjin privat UBT.
Gjinovci ka thënë se Aliu nuk mund të nënshkruajë marrëveshje në cilësinë e ministrit me punëdhënësin e tij privat, përcjell Bota sot.
Sipas tij, ky është konflik interesi.
“Nuk mundesh o i nderuar profesor dhe Ministër Aliu, me nënshkru memorandum në cilësinë e ministrit me punëdhënësin tënd privat, nuk mundesh. Nejse, ti po mundesh, po ne bari nuk hamë.
Kurrfarë lidhje nuk ka sa memorandume tjera dhe me kë i nënshkruan.
Definicion i konfliktit të interesit. Pikë”, ka shkruar Gjinovci, në një postim në Facebook./Botasot