Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian Tomas Szunyog dhe ambasadorin e OSBE-së në Kosovë Michael Davenport.
Kurti me ta ka biseduar mbi vendosjen e ligjshmërisë nga Qeveria e vendit tonë përmes harmonizimit të akteve juridike me legjislacionin primar.
Ligjshmëria është bazament dhe parakusht i çdo veprimi e rrjedhimisht, parim i qeverisjes së mirë, me të cilin parim udhëhiqet Qeveria, u tha në takim.
Po ashtu, u theksua se me qëllim të kthimit të ligjshmërisë dhe përmirësimit të sundimit të ligjit, institucionet përgjegjëse kanë zhvilluar procese dhe kanë marrë vendime.