Komanda ushtarake e SHBA-së në Evropë, ka njoftuar për një ushtrim të përbashkët të ushtarëve të FSK-së dhe Forcave Speciale amerikane.
Njësia Speciale e Ndërhyrjes së shpejtë e FSK-së është trajnuar sot nga Forcat Speciale të ushtrisë amerikane për teknikat e bartjes së të plagosurve.
“Njësia Speciale e Ndërhyrjes së FSK-së në Kosovë ka kryer teknika të transportit të viktimave gjatë një stërvitje dypalëshe stërvitore me Forcat Speciale të Ushtrisë Amerikane në Prishtinë.
The #Kosovo Special Intervention Unit performed casualty transportation techniques during a bilateral training exercise with #tenthsfg in #Pristina. We train with our partners constantly to maintain stability and security in the #Balkan region.
— US Spec Ops Europe (@US_SOCEUR) April 20, 2022
📸: Sgt. Stanford Toran pic.twitter.com/0L7QvnWWiy
Ne trajnojmë vazhdimisht me partnerët tanë për të ruajtur stabilitetin dhe sigurinë në rajonin e Ballkanit”, thuhet në njoftim.