Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka kujtuar luftëtarin e atdhetarin, Sali Çekaj.
Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Sejdiu ka treguar për takimin me Çekajn në Gjermani.
Ish-kryetari i LDK’së tha se për herën e fundit, Çekajn e kishte takuar në janarin e vitit 1999. Atë kohë, Sejdiu tha se Çekaj po përgatitej për kthimin në vendlindje për të luftuar për çlirimin e Kosovës.
Çekaj ra dëshmor në betejën e Koshares më 19 prill 1999.
Shkrimi i plotë i Sejdiut:
Janar 1999
Fotografi me Heroin Sali Çekaj në Shtutgart të Gjermanisë. Në fotografi janë edhe disa nga përfaqësuesit e degëve LDK-së në Evropë. Ishte dita e fundit e takimit.
Ai ishte përgatitur të kthehej në Shqipëri për të vazhduar luftën për çlirimin e Kosovës. Nuk u pamë më!