Policia e Kosovës ka arrestuar edhe një person lidhur me operacionin kundër narkotikëve, i cili është zhvilluar gjatë ditës së sotme në Mitrovicë të Jugut dhe në Fushë Kosovë.
Si rezultat i vazhdimi të hetimeve, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Baki Kelani për ka bërë të ditur se është arrestuar edhe një person i cili është shtetas i Shqipërisë.
“Lidhur me operacionin policor të realizuar sot kundër narkotikëve, mund të konfirmojmë se si rezultat i vazhdimit të hetimeve intensive, është arrestuar edhe një person i dyshuar shtetas i Shqipërisë.
Numri i të arrestuarve ka arritur në gjashtë persona”, tha ai.