Fetoshi: Opozita e bashkuar lajm i mirë për Kosovën

Aktuale

Fetoshi: Opozita e bashkuar lajm i mirë për Kosovën

Më: 20 prill 2022 Në ora: 21:24
Arben Fetoshi 

Analisti Arben Fetoshi ka thënë se opozita e bashkuar është lajmi më i mirë për demokracinë në Kosovë.

I pyetur se si e sheh bojkotin e seancës parlamentare të partive opozitare pas kundërshtimit të mazhorancës për formimin e Komisionit Hetimor për çështjen e enegjisë, analisti Arben Fetoshi në emisionin “Këndi i Debatit” ka thënë se hetimi i qeverisë nga ana e opozitës është funksion themelor i saj dhe sipas tij qasja arrogante e shumicës parlamentare është e pakuptimt.

“Unë besoj që hetimi i qeverisë dhe i mazhorancës në përgjithësi nga ana e opozitës  është një prej funksioneve themelore të opozitës në shoqëritë demokratike dhe në këtë kuadër natyrisht që është e pakuptimt qasja arrogante e mazhorancës për të mos e mundësuar themelimin e një komisioni hetimor sipas kërkesës së opozitës së bashkuar”, tha Fetoshi.

Sipas tij, tashmë një vit në nuk kemi pasur opozitë të bashkuar sepse siç tha ai partitë opozitare kanë qenë në një garë të brendshme mes vete.

“Ajo që më gëzoi pra po e theksoj opozitën e bashkuar sepse Ferat Shala tashmë e përmendi në fjalimin e tij dhe ne kemi një vit realisht kur nuk e kemi pasë një opozitë të bashkuar pra kur përgjithësisht subjektet politike opozitare në parlament kanë qenë në një garë të brendshme të opozitarizmit ndaj qeverisë Kurti dhe në rastin e komisionit hetimor për krizën e energjisë në vendin tonë të iniciuar nga PDK tani në fillim të fjalës së tij, Shala e përmendi “ne opozita e bashkuar”,  dhe ky është për mua lajmi më i mirë për demokracinë e vendit tonë dhe për opozitarizmin efektiv që i duhet Qeverisë, me qëllim që të dyja pastaj të konsistojnë në të mirën e qytetarëve të vendit”, shtoi  Fetoshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat