Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, ka kritikuar qeverinë e Kosovës të udhëhequr nga Albin Kurti. Hyseni thotë se qeveria po sillet “me arrogancë”.
“Krejt kjo sjellje e bartësve kryesorë të institucioneve në raport me këto raporte është një shpërfaqje e arrogancës dhe vetëmjaftueshmërisë, për fat të keq. Unë kujtoj se politika e një shteti në stadin në të cilin është Kosova aktualisht, do të duhej t’i merrte shumë seriozisht të gjitha këto raporte”, tha Hyseni në Pressing.
“Është krekosje tipike, madje kujtoj unë shumë e papërgjegjshme”, tha ai.
“Në rast se flet për këto raporte, duke pretenduar se gjatë një viti të kaluar, gjatë periudhës të cilën raportet e caktuara e mbulojnë Kosova paska bo mrekulli. Kjo është njësoj sikurse t’i thuash drejtpërsëdrejti një institucioni si Freedom House ose Departamenti Amerikan i Shtetit që ju po flisni kot se ne jemi mirë por ju nuk po e shihni që ne jemi mirë”, shpjegoi Hyseni.