Kompanitë që kultivojnë pemë e perime ankohen për mungesë të punëtorëve të kualifikuar

Aktuale

Kompanitë që kultivojnë pemë e perime ankohen për mungesë të punëtorëve të kualifikuar

Më: 20 prill 2022 Në ora: 21:42
Foto ilustrim

Punë ka, por profesionistë jo.

Kompanitë që merren me kultivimin e pemëve dhe perimeve po kanë problem në gjetjen e punëtorëve të kualifikuar për një sërë pozitash.

Në këtë sektor janë të punësuar mbi dy mijë punëtorë, 33% prej tyre gra. Por gati gjysma e tyre angazhohen vetëm brenda një sezone, nga katër deri tetë muaj.

Këto dhe statistika tjera për këtë sektor u prezantuan të mërkurën nga PePeKos.

Në Kosovë ka rënë bereqeti i pemëve dhe perimeve, ani pse ka shumë tokë të punuar.

Megjithatë, është rritur shitja, që kapi vlerën afër 35 milionë euro më 2021.

Ndërkohë dheu kosovar është më i përshtatshëm për disa kultura.

Për këtë industri u kërkua nga shteti digjitalizim e shërbime më të lehta.

Sipas të dhënave të PePeKos, në Kosovë janë një mijë e 701 fermerë që kultivojnë pemë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat