SHBA: UNMIK-u në Kosovë i panevojshëm, duhet ta përfundojë mandatin

Aktuale

SHBA: UNMIK-u në Kosovë i panevojshëm, duhet ta përfundojë mandatin

Më: 20 prill 2022 Në ora: 23:15
Përfaqësuesi amerikan ka thënë se UNMIK-u duhet ta përfundojë misionin në Kosovë

Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka marrë fjalën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku UNMIKU-u po raporton për Kosovën. Përfaqësuesi amerikan ka thënë se UNMIK-u duhet ta përfundojë misionin në Kosovë.

Ruajtja e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor mbetet gjë kritike, ka thënë ai.

“Misioni paqeruajtës në Kosovë është i panevojshëm, është koha që këto raportime të reduktohen në njëherë në vit. UNMIK-u e ka tejkaluar ekzistencën e vet. I bëjmë edhe një herë thirrje këshillit që ta përfundojë mandatin e UNMIK-ut dhe t’i lejojë OKB-së që të marr një rol tjetër”, tha ai.

Poashtu, SHBA ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që t’i përkushtohen dialogut në Bruksel për t’i zgjidhur problemet që i kanë.

“Dialogu i ndërmjetësuar nga BE mbetet mënyra më e mirë drejt përparimit. E mbështesim planin e BE-së për t’i thirrur liderët e dy shteteve për ta vazhduar dialogun. I bëjmë thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të vazhdojnë punën për të pagjeturit. Kanë arritur rezultatet të prekshme deri tani”, ka thënë ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat