Një përplase “e nxehtë” ka ndodhur në mes të Hisen Berishës nga PDK dhe Enver Dugolli nga LVV.
Duke debatuar në lidhje me pakënaqësitë e PDK-së për qeverisjen aktuale, dhe ankimet e LVV-së për qeveritë e kaluara, debati në mes të Berishës e Dugollit është tensionuar duke e kthyer atë në çështje personale.
“Ti nuk je i besueshëm, ti nuk je kredibil. Ti ke qenë i përjashtuar nga FSK-ja. Nuk e ke kaluar kurrë atë vetingun dhe ti po më kallxon mua për Postën”, i ka thënë deputeti Dugolli, Berishës.
“Me intervenimin e ish-Presidentit Fatmir Sejdiu, ky është kthyer, sepse ky ka qenë i përjashtuar nga puna si jo-kredibil” , ka vazhduar më tej Dugolli kundër Berishës.
Por, Berisha e ka demantuar Dugollin, duke thënë se ai e ka kaluar nivelin e tretë të VETING-ut nga NATO-ja.
Duke u nervezuar me të gjitha këto deklerata, Hisen Berisha ia ka kthyer Dugollit duke i thënë se “Partia Komuniste e zotit Enver, kur nuk kanë argumente, këta kapen në gjëra…”
“Të akuzosh Lëvizjen Vetëvendosje, për hajni, kjo është e pa imagjinueshme” ia ka kthyer Dugolli, Berishës.
Pas kësaj, Bersha duke mos mbetur ndër kësaj deklarate, ia ktheu Dugollit se “Ju keni punuar me Unmik-un dhe keni vjedhë bashkë me Unmikun dhe vjedhni edhe sot, shiqoni portalet”
Debati më pas ka vazhduar me diskutime në lidhje me deklaratat kundër Fondit të Sigurisë.