Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, tha se po ta dinte që Gjykata Speciale do të rrëshqiste deri këtu, nuk do ta votonte për 1 mijë vjet.
Ai e ka arsyetuar këtë deklaratë me faktin që Gjykata Speciale është votuar për hulumtimin dhe investigimin e raportit të Dick Martyt për trafikim organesh të qenieve njerëzore.
Mirëpo, të akuzuarit që aktualisht ndodhen të paraburgosur në Hagë, akuzohen ndër të tjera edhe për rastet e vrasjeve të kundërshtarëve politik dhe përfshijnë periudhën kohore nga fillimi i vitit 1998 deri në fund të vitit 2000, kur janë vrarë edhe shumë zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Andaj, deklarata e Hysenit ka nxitur reagimin e Nexhat Hazirit i cili ka e ka pyetur ish ministrin se pse qenka “rrëshqitje” hetimi i vrasjes së Enver Malokut, Kol. Ahmet Krasniqit, ismajl Berbatovcit, Ismet Rrahmanit, Ramiz Hoxhes dhe Selman Binishit, Haki Imerit, Shefki Popoves, Xhamail Mustafes, Shaban Manajt, Ismet Racaj, Bekim Kastrati e Besim Dajakut, Smajl Hajdarajt, Tahir Zemaj, e shumë e shumë të tjerëve.
“Një hipokrit si Skenda !
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, tha se po ta dinte që Gjykata Speciale do të rrëshqiste deri këtu, nuk do ta votonte për 1 mijë vjet.
-Pse çfarë paske menduar Skendo, se bëhet dasëm atje, jo Skendo jo.
Kjo “rrëshqitje” sipas teje po u bëka pse kjo gjykate po merret me rastet e vrasjeve të aktivisteve te LDK-se gjatë luftës dhe pas, krime këto me të cilat për 1mijë vjet nuk do të ishte marre drejtësia vendore.
Skendo pse na qenka rrëshqitje hetimi i vrasjes së Enver Malokut, Kol. Ahmet Krasniqit, ismajl Berbatovcit, Ismet Rrahmanit, Ramiz Hoxhes dhe Selman Binishit, Haki Imerit, Shefki Popoves, Xhamail Mustafes, Shaban Manajt, Ismet Racaj, Bekim Kastrati e Besim Dajakut, Smajl Hajdarajt, Tahir Zemaj, e shumë e shumë të tjerë”, ka thënë ai.
Tutje, Haziri i ka thënë Hysenit se ai dhe miqtë e tij në LDK janë kujtuar t`i përmendin të vrarët për motive politike vetëm gjatë fushatave zgjedhore.
“Drejtësia për këto raste nuk është ”rrëshqitje” o Skendo, por obligim human e kombëtar, gjë të cilën ti dhe dostat e tu i përmendshi vetëm në fushata zgjedhore për të mbledhur vota, por kur vinit në pushtet, as një hap nuk e bënit për t’i zbardhe këto krime dhe kriminelet të viheshin para drejtësisë.
Nuk e bëtë, pasi edhe nuk mund ta bënit, sepse vrasësit, apo urdhërdhënësit i bënit miq e bashkëpunëtorë në pushtet e biznes.
Skendo, hiq nuk habitem më nëse të shoh si dëshmitar i mbrojtjes të ndonjë të akuzuari në Gjykaten Speciale për rastet e vrasjeve politike.
Zaten, në mendjen tënde “inteligjente” është gravuar thellë ajo thënia “ I vdekuri me të vdekurit, e i gjalli me të gjallët”. Punë e madhe pse është vrare Kol. Ahmet Krasniqi apo Xhemajl Mustafa, apo jo Skendo ! (n.h)”, ka përfunduar Haziri.