Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozin dhe diplomatin shqiptar, Dashnor Dervishin.
Mediet në këtë takim u lejuan të marrin vetëm pamje.
Diplomati shqiptar, Dashnor Dervishi mbrëmë në Kosovë ka promovuar librin e tij me dy vëllime “50 vjet marrëdhënie me jashtë”.
Ambasadori Dervishi zyrtarisht ka shërbyer si ambasador fuqiplotë i Shqipërisë në 7 vende të ndryshme e në dy sisteme të ndryshme.