Ish ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka përgëzuar ministren Donika Gërvalla për paraqitjen e saj në Këshillin e Sigurimit.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se Gërvalla mbrëmë nga bëri krenarë se me sa mprehtësi hodhi poshtë tentativat e stërvjetëruara propaganduese të Serbisë e Rusisë, përcjell Bota sot.
Postimi i saj i plotë:
E përgëzoj Ministren Gërvalla për paraqitjen në Këshillin e Sigurimit.
Përveç që është grua, dhe që vjen nga një familje emblematike për lirinë e Kosovës, ajo mbrëmë na bëri krenarë se me sa mprehtësi hodhi poshtë tentativat e stërvjetëruara propaganduese të Serbisë e Rusisë.