Osmani deklarohet pas takimit me senatorët amerikanë

Aktuale

Osmani deklarohet pas takimit me senatorët amerikanë

Më: 21 prill 2022 Në ora: 16:36 Përditësuar në ora: 16:42 më 21.04.2022
Jeanne Shaheen dhe Vjosa Osmani

Senatorja amerikane flet pas takimit te Osmani, tregon pse shkuan në Bondsteel

Senatorja amerikane, Jeanne Shaheen, në një konferencë të përbashkët me presidenten Vjosa Osmani, tha se vizituan kampin Bondsteel për t’u njohur nga afër me situatën e sigurisë në rajon. Ajo falënderoi Kosovën për strehimin e afganëve.

Senatorja tha se është ndjenjë e mirë që t’i drejtohet presidentes Osmani me “zonja presidente”.

“Është ndjenjë e mirë të thuhet zonja Presidente e vlerësoj këtë, është kënaqësi të kthehem në Prishtinë dhe Kosovë, jam së bashku me dy senatorë demokrat dhe republikan. Jemi këtu sepse mendoj se është shumë e rëndësishme që në Senat të shfaqim përkrahjen tonë mbipartiake se çka po ndodhë në Kosovë. Ne e vlerësojmë angazhimin që Kosova të ndihmojë me strehimin e afganëve. Gatishmëria e Kosovës të jetë një vend që afganët të qëndrojnë është shumë e rëndësishme”, tha ajo.

Senatorja Shaheen poashtu tregoi për vizitën që kanë realizuar te busti i Sekretares Albright.

“Ne e vlerësojmë të kaluarën dhe përkujtimin për Sekretaren Madeleine Albright, ne qëndruam para statujës ku është ngritur, dhe një i moshuar donte të ishte i sigurt që ne e kuptonim se sa e rëndësishme ka qenë Madeleine Albright për Kosovën”, tha ajo.

Tutje senatorja tha se janë informuar nga KFOR-i për situatën e sigurisë në rajon gjatë vizitës në kampin Bondsteel.

“Ne punojmë së bashku për të përkrahur përpjekjet e shteteve si Kosova që janë të interesuar që të anëtarësohen në NATO. Ne ndajmë shqetësimet për situatën e sigurisë në rajon dhe arsyeja që shkuam në Bondsteel ishte që të marrim informacione nga KFOR-i lidhur me sigurinë. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku në idejat dhe sfidat vecanërisht në ambientin e sigurisë në Evropë pas agresionit në Ukrainë. Nuk dëshirojmë që një gjë e tillë të ndodhë diku tjetër në Evropë dhe dëshirojmë që ta shohim se ka marrë fund”, tha ajo.

Osmani: Kontinenti ynë në rrezik nga Rusia, Serbia destabilizuese në rajon

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u ka thënë sot senatorëve amerikanë se kontinenti evropian është nën kërcenim të destabilizimit nga Rusia.

Në një konferencë të përbashkët me senatoren Jean Shaheen, Osmani deklaroi se senatorët i ka informuar edhe për siç tha ajo, rolin destruktiv të Serbisë në rajon.

“Nuk është sekret që rendi I sigurisë brenda kontinentit evropian është nën kërcënim. Ka pasur dhe vazhdon të ketë një interesim serioz nga Rusia që ta destabilizojë kontinentin dhe rajonin tonë. I informova mysafirët tanë nga Senati i SHBA-së po ashtu për rolin destruktiv që  Serbia po vazhdon   ta luajë në rajonin tonë si aleat i Rusisë, si një përpjekje për ta tërhequr rajonin tonë drejt së kaluarës”, deklaroi ajo.

Por, Osmani pohoi se beson që këto ndikime do të ndalen nga populli i Kosovës.

“Kam besimin e plotë se ne bashkërisht do të jemi në gjendjen që të ndalojmë këto ndikime malinje për dy arsye kryesore,. E para sepse ky është vullnet i popullit të Kosovës, si populli më pro amerikan dhe pro-NATO në botë. E dyta kam besim të plotë se kemi treguar deri më tani se kur punojmë së bashku me SHBA-të mund të arrijmë gjithçka”, tha më tutje Osmani.

Presidentja tha do të punojnë edhe më tutje për ta forcuar demokracinë, teksa shtoi se Kosova është një ndër storiet më të mëdha të suksesit për ShBA-të.

“Jemi me fat që kemi pasur dhe që vazhdojmë të kemi  mbështetjen e secilës administratë amerikane për dekada me radhë. Kosova është ndër storiet më të mëdha të suksesit të politikës së jashtme të amerikane dhe përkushtimi ynë për të forcuar demokracinë tonë krahas partnerëve ndërkombëtare është kyç për të nderuar mbështetjen që e kemi marrë historikisht nga ShBA-të”, deklaroi Osmani.

Osmani: Rruga e Kosovës është e qartë dhe kam besim sa do ta kemi mbështetjen e plotë të ShBA-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim tre senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen, Chris Murphy dhe Thom Tillis, të cilët po qëndrojnë në Prishtinë, në përmbyllje të një vizite në rajon.

Në një deklarim të përbashkët për disa medie, pas takimit, presidentja Osmani tha se dhe kjo vizitë dërgon mesazh dhe tregon përkushtimin e ShBA-së për rajonin tonë.

“Si aleati ynë më i madh e i zëshëm, ShBA-ja luan rol në rajonin tonë, në Kosovë, dhe e mirëpresim këtë angazhim. Rendi i siguria është nën kërcënim. Informova mysafirët nga senati për rolin që Serbia dëshiron ta luajë në rajonin tonë. Ne bashkërisht do t’i ndalojmë këto ndikime malinje, sepse është vullnet i popullit të Kosovës”.

Kur punojmë së bashku me ShBA mund të arrijmë gjithçka. Jemi me fat që vazhdojmë të kemi mbështetjen e secilës administratë amerikane. Përkushtimi ynë është kyç për të nderuar mbështetjen nga ShBA-ja. Fola për synimin tonë hapat drejt integrimit euroatlantik. Rruga e Kosovës është e qartë dhe kam besim së  do të kemi mbështetjen e plotë të ShBA”, tha Osmani.

Senatorja amerikane, Jeanne Shaheen tha se është e rëndësishme ta tregojnë mbështetjen e tyre që kanë për Kosovën, tutje ajo tha se mirëpresin aspiratat e Kosovës për të qenë pjesë e NATOS.

“Më vjen mirë që jam kthyer këtu me miqtë tanë. Kam delegacion dy partiak. Ne shërbejmë në komisione që janë të rëndësishme për Kosovën dhe politikë të jashtme. Është e rëndësishme të tregojmë mbështetjen tonë në Kosovë. Sot vizituam kampin Bonstill dhe çmojmë përkushtimin e Kosovës. Vlerësojmë historinë dhe përkujtimin tuaj për sekretaren e Olbright. Edhe në SHBA do të na mungojë ajo. Këtu jemi si pjesë e miqësisë që kanë ShBA dhe Kosova. Mirëpresim aspirata e Kosovës për të qenë pjesë e NATO. Ne jemi pjesë e grupit punues për NATO. Gjithashtu dëshiroj të shpreh përkrahjen për të lëvizur drejt BE. I ndajmë shqetësimet tuaja për rajon. Mirëpresim mundësinë për të bashkëpunuar më tej. Mirëpresim mundësinë për të vazhduar marrëdhëniet tona të punës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat