Interesat nacionale kërkojnë bashkimin e forcave, dijes dhe përvojës së të gjithëve pa dallim, u shpreh kështu Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Mehaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, tregoi se pas shumë takimeve me subjekte e autoritete, sot priti në takim edhe Ish-Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Bislim Zyrapin.
Çështjet që u diskutuan gjatë takimit, ishin situata e përgjithshme e sigurisë si dhe sfidat në mjedisin vendor dhe rajonal të sigurisë.
Postimi i plotë:
Interesat nacionale kërkojnë bashkimin e energjive, forcave, dijes dhe përvojës së të gjithëve pa dallim.
Në vazhdën e takimeve me subjekte e autoritete, sot prita në takim Ish-Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Bislim Zyrapin.
Me z.Zyrapin diskutuam për situatën e përgjithshme të sigurisë në kontekstin e ri gjeopolitik dhe mundësisë së angazhimit të potencialit të nevojshëm institucional dhe shoqëror në menaxhimin e suksesshëm të sfidave në mjedisin vendor dhe rajonal të sigurisë.
Të dy ishim të qëndrimit se për interesat nacionale kërkohet bashkimi i energjive, forcave, dijes dhe përvojës së të gjithëve pa dallim.