Amir Hoxha jep dorëheqje nga Policia e Kosovës

Aktuale

Amir Hoxha jep dorëheqje nga Policia e Kosovës

Më: 21 prill 2022 Në ora: 17:23
Amir Hoxha

Ish-zyrtari policor, Amir Hoxha, i cili u suspendua nga detyra prej Policisë së Kosovës, për shkak se kritikoi qeverinë për mospagesën e shujtave dhe orëve shtesë për zyrtarët policorë ka konfirmuar dorëheqjen nga policia.

“Zyrtarisht nuk jam më polic!!!”, ka shkruar Hoxha në një postim në rrjetin social “Facebook”.

Hoxha u suspendua pasi i njëjti kritikoi në mënyrë publike shpenzimet e deputetëve, duke shprehur pakënaqësitë e tij për mospagesën e shujtave për policët.

Njoftimin për suspendim e kishte bërë vetë Amir Hoxha. Edhe pse i njëjti në fillim deklaroi se suspendimi ishte për tri ditë, ai nuk u kthyer më në punë.

Hoxha pati thënë se suspendimi erdhi me pretekstin se ai kishte kryer veprën penale apo shkelje të rëndë disiplinore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat