Aleksandër Lumezi, ka përfunduar sot mandatin e tij shtatëvjeçar në krye të Prokurorisë së Shtetit.
E ditën e sotme, e ka quajtur të “mirë” për shtetin e Kosovës, Ehat Mitfaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, përcjell Bota sot.
Në një postim në Facebook, Miftaraj ka thënë se gjatë këtyre 7 viteve sa ishte Lumezi kryeprokuror, pati amnisti korrupsioni, pandëshkueshmëri dhe shërbim të politikës dhe grupeve të interesit.
Reagimi i Miftarajt:
Shtatë vite të humbura!
▪︎Shtatë vite amnisti korrupsionit!
▪︎Shtatë vite pandëshkueshmëri korrupsionit brenda sistemit prokurorial!
▪︎Shtatë vite në shërbim të politikes, grupeve të interesit!
Sot është një ditë e mirë për shtetin e Kosovës, shpresë për shtetin e së drejtës, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.
Sot është ditë e keqe për të gjithë ata që kanë përfituar vetëm se kanë qenë afër apo lojalë ndaj tij, e kanë mbështetur me të gjitha resurset dhe mundësitë që i kanë pasur në dispozicion.
Kërkesa dhe lufta për sistem prokurorial të pavarur, paanshëm, të drejtë dhe në shërbim të qytetarit dhe interesave të Republikës së Kosovës, mbetet vizion dhe mision!