Gazetari që u rrit në Rusi i bën thirrje Ukrainës ta njohë Kosovën

Aktuale

Gazetari që u rrit në Rusi i bën thirrje Ukrainës ta njohë Kosovën

Më: 21 prill 2022 Në ora: 23:20
Sergej Sumleny

Po interpertojnë këngët tradicionale të Ukrainës.

Përmes kësaj vepre nxënësit e shkollës së muzikës në Gjakovë po solidarizohen me popullin e Ukrainës.

Ky interpertim u dëgjua edhe nga një ish-gazetar i rritur në Rusi, i cili me të dëgjuar kishte mbetur i magjepsur.

Duke parë të gjithë përkrahjen e popullit të Kosovës për atë të Ukrainës, Sergej Sumlenny i bën thirrje Ukrainës ta njohë Kosovën.

Megjithatë, sipas 41-vjeçarit që tani punon si ekspert për Evropën Lindore po raportohen disa arsye pse nuk po ndodh kjo njohje.

Sulemnny thotë se vite më parë kishte vizituar Kosovën dhe kishte mbetur i impresionuar me historinë, kulturën e mikëpritjen.

Për këtë arsye, për të shteti që fitoi pavarësinë 14 vite më parë ka një vend të veçantë tek ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat