Aksion kundër kontrabandës, Dogana kap një maune me alkool nga Serbia

Aktuale

Aksion kundër kontrabandës, Dogana kap një maune me alkool nga Serbia

Më: 22 prill 2022 Në ora: 00:22
Mauna me alkool, e cila dyshohet se është kontrabanduar dhe ka ardhur nga Serbia për në Kosovë.

Dogana e Kosovës, në orët e vona të kësaj të enjte, ka kapur një maune me alkool, e cila dyshohet se është kontrabanduar dhe ka ardhur nga Serbia për në Kosovë.

Bekim Shala, nga Dogana e Kosovës, bëri me dije se kjo maune ishte nisur nga Serbia për në Zubin Potok dhe kishte destinacion Drenasin.

“Dogana e Kosovës, në koordinim me sektorin e antikontrabandës, që i përket Drejtorisë së Zbatimit të Ligjit, kemi marrë informacione se një maune nga Serbia është ndalë në Zubin Potok dhe kishte destinacion Gllogocin. Me të marrë informacionet, kemi dalë në vendin e ngjarjes dhe kemi ndaluar maunën”.

Shala, mes tjerash, bëri të ditur se shoferi i maunës është ndaluar përkohësisht deri në hetimin e plotë të rastit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat