Koloneli i FSK-së refuzoi 30 mijë euro, gjesti fantastik shtangu japonezët

Aktuale

Koloneli i FSK-së refuzoi 30 mijë euro, gjesti fantastik shtangu japonezët

Më: 22 prill 2022 Në ora: 09:02
Ejup Maqedonci

Koloneli i FSK-së, Ejup Maqedonci, refuzoi 30 mijë euro dëmshpërblim nga shteti japonez.

Kjo pasi gjatë ushtrimeve, koloneli lëndoi meniskusin e këmbës dhe japonezët i ofruan për ta dërguae për shërim në ndonjë klinikë japoneze, duke i thënë që sipas kontratës i takojnë 30 mijë euro dëmshpërblim.

Ai nuk pranoi dëmshpërblimin, me arsyetimin se në Japoni ka shkuar të marrë dije e jo dëmshpërblim. Nga ky gjest i tij, japonezët janë befasuar dhe e caktuan menjëherë në pozitën e udhëheqësit të ushtarëve pjesëmarrës nga mbarë bota.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Ejupi shpjegoi gjithçka pse e mori këtë vendim.

“Jam lënduar gjatë një trajnimi që ka qenë për ekipin e kërkim-shpëtimit. Kur kam shkuar në fillim në Japoni, atje duhet të nënshkruash një dokument që nëse lëndohesh, duhet të shpërblehesh.

Unë i kam thënë jo që të vazhdojë qoftë me një këmbë. I thash unë trajnimin do ta vazhdojë dhe në kos do kthehem me certifikatë jo me para. Unë kam qenë i pari nga Kosova në Japoni dhe kjo gjë më ka shërbyer pasi edhe kur jam kthyer këtu jam pjesë e FSK-së dhe kam ndihmuar si në rastin e përmbytjeve në Shkodër.

Edhe më shumë se 30 mijë euro të ishte, synimi ishte të mos kthehesha në Kosovë me lekë, po i certifikuar.  Ata shkelën procedurat se japonezët nuk pyesin shumë për të tilla raste dhe më lejuan ta vazhdoja trajnimin”, rrëfeu ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat