Presidenti i Letonisë, Eglis Levits është shprehur se bashkëpunimi midis Kosovës dhe Letonisë do të vazhdojë.
Ai është shprehur se si shtet, ata do të japim mbështetjen e tyre në çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovë.
Po ashtu Presidenti i Letonisë, ka thënë se çështja e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë është shumë i rëndësishëm por nuk duhet të pengojë integrimin e Kosovës.
‘’Kosova përket Evropës, Kosova dhe Letonia duhet të bashkëpunojnë që Kosova të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare’’ ka thënë Eglis Levits.
Kosova dhe Letonia janë miq në distancë por janë miq të afërt në mes vete.
Pas Osmanit, Eglis Levits pritet të zhvillojë takim edhe Glauk Konjufcën dhe Albin Kurtin.