Pas Osmanit, presidenti i Letonisë i shkon në zyre Konjufcës

Aktuale

Pas Osmanit, presidenti i Letonisë i shkon në zyre Konjufcës

Më: 22 prill 2022 Në ora: 12:42 Përditësuar në ora: 14:12 më 22.04.2022
Foto nga takimi

Konjufca priti në takim presidentin e Letonisë, Egils Levits

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim presidentin e Republikës së Letonisë, Egils Levits.

 Kryetari Konjufca tha se ndjehet i nderuar që pret në takim presidentin e një shteti mik si Republika e Letonisë, që ishte ndër vendet e para anëtare të Bashkimit Evropian e cila njohu Kosovën si një Republikë të pavarur dhe sovrane, pas shpalljes së pavarësisë nga Serbia më 17 shkurt 2008.

Ai e falënderoi presidentin Levits për mbështetjen e vazhdueshme që Republika e Letonisë ka ofruar për Republikën e Kosovës në të gjitha proceset shtetndërtuese, duke shprehur njëherësh mirënjohje edhe për kontributin e trupave letoneze që veprojnë në kuadër të KFOR-it.

Tutje, duke folur për situatën aktuale politike dhe sfidat e sigurisë, si pasojë e agresionit të paprovokuar rus në Ukrainë, kryetari Konjufca theksoi se Rusia dhe aleati i saj, Serbia, përbëjnë kërcënim serioz për paqen e stabilitetin rajonal dhe më gjerë. Prandaj është nevojë urgjente integrimi euroatlantik i Ballkanit Perëndimor, theksoi ai, duke kërkuar nga presidenti Levits mbështetjen e Letonisë ndaj Kosovës në këtë rrugëtim.

Nga ana e tij, presidenti Levits theksoi se e mirëpresin aplikimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës dhe konfirmoi qëndrimin përkrahës të Republikës së Letonisë për liberalizimin e vizave, si dhe ndaj aspiratave të shtetit tonë për anëtarësim në NATO, BE dhe në organizata e forume të tjera ndërkombëtare.

Kryetari Konjufca dhe presidenti Levits shprehën vullnetin për thellimin e bashkëpunimit në fusha të shumta me interes të përbashkët dhe avancimin e marrëdhënieve bilaterale mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Letonisë.

(12:41)- Pas Osmanit, presidenti i Letonisë i shkon në zyre Konjufcës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim presidentin e Letonisë, Eglis Levits.

Levits po qëndron në Kosovë me ftesë të presidentes Osmani, të cilët edhe mbajtën një konferencë të përbashkët për medie.

Nga kjo konferencë Kosova mori mbështetje nga Letonia.

Ndër të tjera presidenti Levits u shpreh shpresdhënës që liberlizimi mund të ndodh shumë shpejt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat