Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim presidentin e Letonisë, Egils Levits.
Në këtë takim mediat janë lejuar të marrin pamje, ndërkohë që nuk është paralajmëruar konferencë pas takimit.
Një e tillë u mbajt më parë, pas takimit që Levits pati me presidenten Vjosa Osmani, ku presidenti letonez ka shprehur gatishmërinë për të përkrahur Kosovën në rrugën euroatlantike të saj.
Ai në konferencën e përbashkët me presidenten Osmani, tha se tani është koha e duhur për fuqizimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe NATO-s.
Presidenti letonez që po që qëndron në Kosovë, përkrahu edhe anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës dhe liberalizim të vizave për qytetarët.
Ai foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi, ku tha se i njëjti nuk duhet të pengojë Kosovën në konsolidimin e shtetësisë se vet.
Kujtojmë që presidenti Levits është takuar edhe me kryeparlamentarin Glauk Konjufca.